2 shqiptarë arratisen nga burgu në Greqi

2 shqiptarë arratisen nga burgu në Greqi

22:04 18/07/2019

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Kasandrës në Kalkidiki.

Mediat greke shkruajnë se mungesa e tyre në burg u vu re gjatë apelit të së martës.

Identitetet e tyre nuk janë bërë të ditur, ndërsa policia është vënë në kërkim të tyre.

Nuk dihet se në ç’mënyrë ata kanë arritur të largohen, por dyshohet se kanë gjetur bashkëpunimin e punonjësve të burgut.

Autoritetet njoftuan edhe doganat e aeroportet për të penguar daljen e tyre jashtë vendit.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT