Në një kontroll rutinë, policia e Perugia ka kontrolluar banesën e një shqiptari nën masën e arrestit të shtëpisë.

Por jo vetëm që nuk e ka gjetur duke “kryer dënimin”, por e kanë pikasur teksa së bashku me një tjetër shqiptar, po ashtu nën masën e arrestit të shtëpisë, duke lëvizur me makinë.

Pas kontrollit të ushtruar, 40-vjeçarit shqiptar dhe 28-vjeçarit, u janë gjetur edhe disa doza kokainë dhe hashashi gati për t’u shitur.

Edhe më herët të dy shqiptarët ishin arrestuar për trafik lëndësh narkotike si dhe për evazion fiskal. Sakaq, pritet që të dalin edhe një herë para drejtësisë italiane. /tvklan.al