Një sulm vetëvrasës me bombë në një stacion policie në qytetin indonezian Surabaya, u krye këtë të hënë nga një familje prej pesë anëtarësh, të cilët lëviznin në dy motoçikleta.

Sipas BBC, gjashtë civilë dhe katër policë mbetën të plagosur. Ngjarja vjen pasi një familje tjetër kreu sulme me bomba në tre kisha të dielën, duke u marrë jetën 8 personave, një sulm i marrë përsipër nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Një vajzë 8-vjeçare nga familja i mbijetoi sulmit të fundit, tha policia. Indonezia është vendi më i populluar në botë me shumicë myslimane.

Shteti në të cilin banojnë 260 milionë njerëz, ka qenë dëshmitar i ringjalljes së militantizmit islamik në muajt e fundit dhe sulmet në Surabaya kanë ngritur shqetësime rreth potenicalit të rrjeteve xhihadiste./tvklan.al