Dy persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy makinave dhe një motokultivatori. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Lushnje-Fier, në vendin e quajtur Gorre.

“Janë përplasur mjetet tip “Benz” me drejtuese shtetasen A.D, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh.D dhe një motokultivator me drejtues shtetasin D.P”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motokultovatorit dhe E.G e cila ka qënë pasagjere ne mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh.D, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al