Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në një pikë bastesh në lagjen 18 Shtatori, rreth 200 metra nga Drejtoria e Policisë së këtij qyteti.

Të plagosurit janë V.Buci, 36 vjeç dhe Xh.Gerveshi, 52 vjeç, të dy nga Lazarati. Gjithçka ndodhi pas një konfikti me 40-vjeçarin K.Ll. Ky i fundit është identifikuar si autor i kësaj ngjarjeje dhe aktualisht policia vijon punën për kapjen e tij.

Të lënduarit u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti 3 gëzhoja, që u sekuestruan si prova materiale. Puna për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje vijon.

/tvklan.al