Rreth orës 09:30, tek kryqëzimi i Laknasit në Bërxullë, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues K.M., dhe pasagjer V.Zh, me mjetin me drejtues A.N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i mjetit K.M dhe pasagjeri në mjet V.Zh., të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al