Kurbin | Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin P.Ll., është përplasur me mjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin I.M., ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./tvklan.al