Depozita 1 mijë litra me gaz u vendos pa leje

Drejtori i shkollës private ku u helmuan 6 nxënës nga rrjedhja e gazit, është proceduar penalisht nga policia e Tiranës.

Bashkë me të akuzohet edhe inxhinieri që montoi depozitën me 1 mijë litra gaz pranë shkollës, e cila do përdorej për ngrohje.

Valvula që lidhe depozitën me pajisjen ngrohëse u ça dhe fëmijët u larguan me urgjencë nga shkolla. Rezultoi se depozita me gaz, nuk kishte leje për t’u vendosur pranë shkollës.

Tv Klan