Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe Stacionit të Policisë Patos, pas njoftimit të ardhur në sallën operative se në qytetin disa persona po vidhnin një banesë të pabanuar, menjëherë organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen në flagrancë të dy prej autorëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan Endri Bregun, 19 vjeç dhe Nazif Refitaj, 19 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e Simon Hitaj, 19 vjeç dhe Kristjan Nuhaj, 20 vjeç, banues në Patos.

Këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës duke vjedhur në një banesë të pabanuar në Patos, në pronësi të shtetasit S. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.

Gjatë momentit të shoqërimit në Komisariatin e Policisë Fier, Bregu ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë duke u larguar, por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të Endri Bregut., për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe në ngarkim të shtetasve Nazif Refitaj, Simon Hitaj, dhe Kristjan Nuhaj, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”./tvklan.al