Ngjarja në aksin Lushnje – Rrogozhinë

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Lushnje – Rrogozhine dhe për pasojë janë plagosur dy të rinj.

Makina tip Benz është përplasur me bankinat anësore dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Të rinjtë janë dërguar në spitalin e Lushnjes për mjekim.

Sipas policisë lokale, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.

Tv Klan