2 të vdekur dhe 521 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut





2 të vdekur dhe 521 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

14:21 17/08/2022

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 521 raste të reja Covid-19 nga 1231 testime të bëra.

Janë regjistruar 485 pacientë të shëruar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima, një 78-vjeçar nga Shkupi dhe një 48-vjeçar nga Struga, që të dy kanë ndërruar jetë me diagnozë Covid-19, në kushte spitalore.

Sipas regjistrit “Termini im” është regjistruar edhe një pacient i vdekur me diagnozë Covid-19, bëhet fjalë për një 74-vjeçar nga Kërçova, që ka ndërruar jetë në kushte spitalore, e që është raportuar si i vdekur me datë 05.08.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në RMV që nga fillimi i epidemisë është 336.560, numri i të shëruarve është 323.536, numri i të vdekurve është 9.429 dhe numri i rasteve aktive është 3.595. /Klan Maqedonia













Të ngjashme