Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 2 personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në dalje të qytetit të Kavajës.

Policia tha se rreth orës 22:30, “drejtuesi i mjetit tip Benz (marrë me qira), me targe AA 615 VO, 24 vjeçari V.C., për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në tjetrin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë edhe e lagështirës  mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti.”

Mjeti ka goditur këmbësoret, duke i marrë jetën në vendngjarje 46-vjeçares  L.D.  dhe plagosur vajzën e saj 21-vjeçare Xh.D, e cila ndodhet në spital  jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se po ashtu në aksident ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet 23-vjeçari G.B. Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al