2 të vdekur nga përplasja e 2 makinave

2 të vdekur nga përplasja e 2 makinave

18:05 10/10/2019

Dy persona humbën tragjikisht jetën pasditen e kësaj të enjteje në Shijak, pasi u përfshinë në një aksident automobilistik. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në Hardhishtë.

Dy automjete Benz u përplasën me njëra-tjetrën e për pasojë humbën jetën shoferët e tyre. Viktimat janë një 44-vjeçar me iniciale M.T., banues në Durrës, si dhe një 41-vjeçar me iniciale N.H.

Autoritetet policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori