2 të vrarë dhe 1 i plagosur në Laç



2 të vrarë dhe 1 i plagosur në Laç

08:31 31/05/2020

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm Paulin Gjergji, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë të ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Laç.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, ku mbeti viktimë Bujar Lika (Hasani) 37-vjeçar dhe u plagos edhe  Kreshnik Tusha, 21 –vjeç.

Dy të plagosurit u transportuan në Spitalin e Traumës në Tiranë, por 53-vjeçari Gjergji nuk u ka mbijetuar plagëve.

Në dorën e viktimës se djeshme u gjet një pistoletë, që ngre dyshimet se ka patur shkëmbim zjarri mes palëve.

Policia ka shoqëruar më shumë se 30 persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa po bëhet edhe këqyrja e kamerave të sigurisë pranë vendngjarjes.

Dyshohet se sherri është zhvilluar në dy zona, fillimisht ka nisur diku tjetër përplasja me armë, e më pas është zhvendosur tek  sheshi para një hoteli në aksin Lezhë-Mamurras.

“Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, në ambientin e jashtëm të një hoteli, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi B.H.,37 vjeç dhe janë plagosur shtetasit P.Gj.,53 vjeç dhe K.T., 21 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë”, njoftoi policia mbrëmjen e djeshme. /tvklan.al




Të ngjashme