Arrestohet Klajdi Shanaj, shpallet në kërkim i vëllai

Pak para mesnate, rreth orës 23:45 në rrugën “Karaman Ylli” u dëgjuan të shtëna me arme në një lokal, ku mbeti i plagosur në këmbë 34-vjeçari  Ergin Gjoni. Shenjat e kësaj plagosje janë ende në rrugë, ku duket njollat e gjakut të lëna nga i plagosuri.

Uniformat blu vunë në pranga autorin Klajdi Shanaj dhe shpallën në kërkim vëllain e tij  Ramandi Shanaj, 25 vjeç.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se krimi është kryer në bashkëpunim nga dy vëllezërit.  Po ashtu në kërkim është shpallur edhe  Valter Pershpalaj për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë” i cili ishte palë me personin e plagosur.

Burime policore bëjnë me dije se konflikti ka nisur për motive të dobëta. Pas një debati verbal, situata ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.  Gjoni ka marrë një plumb në këmbën e djathtë dhe gjendet në spitalin e Traumës ku po merr ndihme mjekësore.

Dëshmitarët thonë se janë dëgjuar disa të shtëna, ndërsa vet Ergin Gjoni nuk ka dhënë deklarime para hetuesive për të hedhur më tepër dritë për ngjarjen.

Ndërkohë uniformat blu sekuestruan kamerat e sigurisë së lokalit për të bërë të mundur dokumentimin e plotë të krimit.

Tv Klan