2 viktima dhe 152 raste të reja në 24 orët e fundit


2 viktima dhe 152 raste të reja në 24 orët e fundit

16:13 15/09/2020

Dy persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga 810 testime që janë kryer orët e fundit janë konfirmuar 152 raste. Qyteti me më shumë raste mbetet Tirana, që shoqërohet nga Elbasani.

“Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon : 68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër”.

53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të shtohet kujdesi sidomos në kohën kur ka nisur shkolla./tvklan.al



Të ngjashme