Kosova vijon të raportojë shifra të ulëta të pandemisë. Në 24 orët e fundit autoritetet raportuan për 2 viktima dhe 253 raste të reja të infektuara nga 1.586 mostra të marra.

Ndërsa, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Podujevë 31 raste, Mitrovicë 23 raste, Vushtrri 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Viti 11 raste, Gjilan 10 raste, Ferizaj 8 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 3 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Drenas, Gjakovë, Kamenicë, Prizren dhe Shtërpcë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë. Kosova regjistron 6 140 raste aktive pjesën më të madhe i ka Prishtina.

Tv Klan