54 pacientë në spital, 4 në gjendje kritike

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Klinikën për Sëmundje Infektive nga koronavirusi kanë ndërruar jetë dy meshkuj, një i moshës 45 nga Kumanova, kurse tjetri 78 vjeç nga Dibra.

Të dy personat që kanë ndërruar jetë, siç njofton Ministria e Shëndetësisë kanë patur edhe sëmundje tjera. Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 392 testime, kurse janë konfirmuar 44 raste të reja. Në Kumanovë 23, Shkup 11, Tetovë 4, Manastir 3, Strugë 2 dhe në Prilep 1. Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 është 329.

“Njëri pacient është një burrë i moshës 45-vjeçare, i cili nga Spitali “8 Shtatori” është transferuar në Klinikën Infektive, ku ka patur reanimacion të pasuksesshëm. Ai ka qenë në kontakt me një person që ka ardhur nga Franca. Pacienti tjetër ishte në moshën 78-vjeçare dhe ka qenë i pranuar më 27 Mars. Dy pacientët kanë patur një histori të gjatë të sëmundjeve kronike”.

Sipas vendbanimeve prin Shkupi me 175 raste, Dibra dhe Kumanova me nga 47 raste, Shtipi me 14, Tetova me 8 e të tjerë. Nga 392 testet e bërë gjatë 24 orëve të fundit, 262 janë bërë përmes Institutit të Shëndetit Publik, 26 përmes Fakultetit të Veterinarisë, 24 në laboratorin “Biotek” dhe 80 në spitalin “Zhan Mitrev”. Deri më tani gjithsej janë bërë 3518 teste për Covid-19.

Tv Klan