Shënohen 77 raste të reja në 24 orë

Dy pacientë të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e Covid – 19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 51 numrin e personave të dorëzuar përballë virusit. Pacientët vuanin nga të tjera sëmundje, që u përkeqësuan më tej nga koronavirusi.

“Një 76-vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare. Dhe një 54-vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit”.

77 raste të reja me koronavirus u identifikuan nga testimet e kryera në 24 orë.

“Tirana 28 raste, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë”.

Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë.

“Aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar”.

Në vendin tonë aktualisht janë 920 persona aktivë me COVID-19, ndërsa janë 48 të shëruar në 24 orët e fundit.

Tv Klan