Të paktën 2 persona mbetën të vrarë dhe shumë të tjerë u plagosën, në kufirin mes Venezuelës dhe Kolumbisë. Shkak u bë përplasja e qytetarëve me ushtrinë. Presidenti Nicolas Maduro urdhëroi mbylljen e kufirit dhe kthimin mbrapsht të ndihmave nga Brazili, çka ngjalli revoltën e qytetarëve.

Bëhet fjalë për gjakderdhjen e parë të lidhur me përpjekjet e opozitës për të futur në territorin e vendit ndihmat humanitare amerikane, por regjimi i Nikolas Maduros mohoi se ushtarët kanë qëlluar mbi civilët.

Presidenti urdhëroi gjithashtu mbylljen e një pjese të kufirin kolumbian, aty ku çdo ditë mijëra venezuelianë lënë vendin. Vendimi erdhi pas kalimit të kufirit të liderit opozitat Huan Guaido, duke sfiduar kordonin e ushtrisë dhe besnikërinë e tyre ndaj regjimit majtist të Maduros.

Me hiper-inflacionin në mbi 2 milionë % brenda vitit dhe në mungesë të nevojave bazë rreth 30 milionë qytetarë vuajnë skamjen.

Sakaq, Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Maduron se nuk do t’i ketë ditët e gjata në pushtet.

Tv Klan