2 viktima dhe 90 raste të reja 24 orët e fundit



2 viktima dhe 90 raste të reja 24 orët e fundit

10:33 10/07/2020

Shkon në 85 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. 2 pacientë të tjerë humbën jetën në 24 orët e fundit në spitalin Infektiv.

“Një 81-vjeçar nga Shkodra dhe një 63-vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor”.

Spitali Infektiv ndodhet në limitet e kapacitetit të tij pasi janë shtuar pacientët dhe të shtruarit në terapi intensive.

“Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë”.

Nga 420 testime të kryera nga ISHP në 24 orët e fundit janë konfirmuar 90 raste pozitive.

“36 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, nga 1 rast në Lezhë, Kamëz, Dibër”.

43 qytetarë janë shëruar, por aktualisht janë 1318 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë apelon që bizneset të respektojnë masat ndërsa qytetarët të tregohen të kujdesshëm duke respektoni distancimin fizik dhe higjienën personale. Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura është e domosdoshme.

Tv Klan




Të ngjashme