Të paktën 2 studentë mbetën të vrarë në një sulm me armë në një Universtitet në Karolinën e Veriut. Katër persona u plagosën, 3 prej tyre në gjendje të rëndë.

Gjithçka ndodhi gjatë orarit të mësimit, kur 22-vjeçari Tristan Terrell nisi të qëllonte me pistoletë ndaj studentëve.

Dëshmitarët rrëfyen për mediat amerikane se ishte një nga oficerët që bllokoi agresorin, duke parandaluar një masakër në universitetin me 30 mijë studentë. Autoritetet njoftuan se autori nuk ishte një element i skeduar si kriminal.

Tv Klan