Agresori 24-vjeçar u qëllua për vdekje, ngjarja pak orë para fillimit të Kupës së Botës për femra

Të shtëna dhe viktima në Zelandë të Re pak orë para fillimit të Kupës së Botës për Femra. Një person i armatosur me armë gjahu ka shkaktuar dy viktima dhe disa të plagosur në qytetin më të madh të Auckland të Zelandës së Re.

Kryeministri Chris Hipkins tha se të shtënat dukej se ishin veprime të një individi, që besohet nga policia të ishte një mashkull 24-vjeçar, i cili ishte i punësuar në kantierin ku ndodhën të shtënat, dhe se policia nuk po kërkonte askënd tjetër në lidhje me incidentin.

Agresioni i armatosur është i rrallë në Zelandën e Re, e cila forcoi ligjet e saj për armët pasi një person i armatosur vrau 51 besimtarë myslimanë në Christchurch në vitin 2019.

Klan News