Dy shqiptarë që ishin arrestuar për kultivimin e kanabisit janë dënuar me burg nga Gjykata e Bournemouth Crown në Angli. Mediat vendase bëjnë me dije se operacioni për kapjen e dy shqiptarëve u bë në Sandford Lane Industrial Estate në Wareham dhe u arrit që të sekuestroheshin më shumë se 2 mijë bimë kanabis sativa.

Po ashtu bëhet me dije se nëse droga e sekuestruar do të hidhej në trego të do kapte një vlerë prej 7.1 milionë Paund.

Policia ka deklaruar se kjo ishte fabrika më e madhe që ishte zbuluar në zonë, po ashtu bëhet me dije se shqiptarët kishin investuar shumë para për infrastrukturën brenda saj.

Dy shqiptarët Leonard Bruci dhe Arber Aliaj u zbuluan pas denoncimit të një fqinji të tyre, i cili dyshonte se ata po vidhnin në fabrikë pasi kishte parë automjetin e tyre që lëvizte shpesh në zonë.

Pas denoncimit nisi dhe operacioni ku u ndalua një prej shqiptarëve teksa lëvizte me makinë e më pas u zhvilluar dhe kontrolli në fabrikë ku u gjet dhe kanabisi që kultivohej në mënyrë artificiale.

Pas mbledhjes së provave dhe dëgjimit të palëve në gjyq, Gjykata vendosi që të dënojë Leonard Bruci dhe Arber Aliaj me nga 2 vite tre muaj burg./tvklan.al