Legjenda e Los Angeles Lakers, Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna u përkujtuan me statuja bronzi të vendosura në vendin ku u rrëzua helikopteri dy vjet më parë, e që mori jetën e nëntë njerëzve.

Statuja e basketbollistit dhe vajzës së tij 13-vjeçare, u vendos në një zonë malore në Calabasas në Los Angeles.

Skulptori, Dan Medina, shkroi:

“Heronjtë vijnë dhe shkojnë, por legjendat mbesin përgjithmonë”, dhe nderoi shtatë viktimat e tjera me emrat e tyre në një pllakë, në bazën e statujës.Pjesa përshkruan Kobe duke e vështruar me adhurim Gianna-n e cila ishte vetëm 13-vjeç kur humbi jetën bashkë me babain e saj.

Babai dhe vajza janë të veshur me uniformat e tyre përkatëse të basketbollit: Kobe me uniformën e tij nr. 24 të Lakers, që ishte numri i tij i dytë i ekipit pasi veshi numrin 8 në pjesën e parë të karrierës së tij.

Klan News