Një fëmijë 2-vjeçar ka mbërritur i plagosur në Spitalin e Vlorës mëngjesin e së Dielës.

Sipas policisë, i vogli S.B., banues në Lagjen “Kushtrimi” të qytetit bregdetar, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija ka rënë nga ballkoni i banesës së tij, kati 2-të.

Autoritetet po vazhdojnë veprimet e mëtejshme proçeduriale./tvklan.al