Kundërofensiva, pezull nga mosmarrëveshjet mes aleatëve

Mbushen këtë të shtunë, 2 vite nga kjo deklaratë e Vladimir Putinit, kur urdhëroi atë që e quajti operacion special në lindje të Ukrainës për të penguar anëtarësimin në NATO, por që aleatët e perëndimorë e konsiderojnë luftë.

Konflikti i ka marrë jetën deri më tani mbi 10 mijë civilëve, ndërsa gati 20 mijë të tjerë janë plagosur. Teksa Kievi dhe Moska nuk japin detaje për humbjet njerëzore mes trupave ushtarake, duke lënë vend për spekulime, burime pranë administratës amerikane besojnë se viktimat janë gati të barabarta nga 70 mijë nga të dyja palët.

E teksa Rusia ka nën kontroll pjesën më të madhe të territoreve në 4 rajonet e aneksuara së fundi, në Luhansk, Donjeck, Zaporizhia, Herson si dhe Krimenë e marrë në 2014-ën, kundër ofensiva ushtarake ukrainase për rimarrjen e këtyre territoreve ka mbetur pezull.

Për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme politike, Bashkimi Europian mezi miratuan pas javësh të tëra përpjekjeje 50 miliardë Euro ndihmë ushtarake për 4 vitet e ardhshme. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara 55 miliardë Dollarët e propozuara nga Presidenti Biden, mbahen peng nga demokratët.

Në këto kushte, në ditën e përvjetorit të dytë të nisjes së luftës liderë perëdimorë vizituan Kievin për mbështetje morale.

Tv Klan