Mbi 272 mijë të infektuar dhe 3483 viktima

Lajmi që pushtoi mediat në 9 Mars të 2020 se në Shqipëri janë identifikuar dy rastet e para me Covid, u shoqërua me panik, i cili u reflektua me rritje të thirrjeve në drejtim të Urgjencës Kombëtare.

Spitali infektiv, i shndërruar menjëherë në spital të dedikuar Covid, ka pritur mijëra pacientë, shumica e të cilëve ia dolën të fitojnë betejën me virusin.

Për Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përballja me virusin pandemik nuk ishte lufta e vetme në sistemin shëndetësor.

Në 2 vite në vend janë regjistruar 272 337 te infektuar dhe 3 483 jetë të humbura. Shqipëria arriti të sigurojë 3 milion vaksina në vitin e dytë të pandemisë, duke imunizuar më shumë se 50 % të popullatës mbi 16 vjeç.

Tv Klan