Më 15 Prill 2019, një zjarr shkatërrues përfshiu Katedralen Notredame të Parisit, duke shkatërruar çatinë historike. Dy vjet më vonë, katedralja mbetet ende në pritje të ringjalljes së saj. Brenda katedrales Notre Dame, shkalla e dëmit bëhet e qartë. Kati i dëmtuar i strukturës gotike ende mban gjurmën e zjarrit që ra nëpër çatinë 850 vjeçare në atë natë fatale.

Ndërsa disa nga kryeveprat, të tilla si ato të shekullit të 13, i shpëtuan flakëve. Presidenti Emmanuel Macron e cilësoi ngjarjen një tragjedi të tmerrshme, por tha se nuk duhet humbur asnjë minutë për ta ringritur katedralen.

Megjithëse kanë kaluar dy vjet rikonstruktimi i saj nuk ka përfunduar ende. Imzot Patrick Chauvet është shprehur se puna po vijon dhe shpresat janë që mesha e parë të mbahet në 2024. Megjithatë nuk është kaq shpresëplotë, presidenti francez Emmanuel Macron. Ai është shprehur restaurimi i plotë i brendshëm i katedrales mund të përfundojë gjatë kohës që Parisi do të presë Lojërat Olimpike që do të mbahen në 2026. 

Restaurimi kërkon kohë dhe mbi të gjitha kushton. Shpenzimet kapin vlerën prej 160 milion €, por projekti ka hasur disa vështirësi gjatë zbatimit, e ndikuar edhe nga pandemia e COVID-19 dhe ndotja e madhe që vjen nga plumbi gjatë punimeve. Rreth 200 artizanë, teknikë dhe studiues po garojnë për ta kthyer Notre Dame në lavdinë e saj të dikurshme, një përpjekje monumentale mbështetur nga 833 milion euro në donacione nga e gjithë bota.

Klan News