Presioni i lartë arterial është shkaktari i rreth 20% të vdekjeve të njerëzve në rang global, përfshirë edhe vendin tonë sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik.

“Pothuajse rreth 20% e të gjithë vdekjeve në mbarë botën vijnë si rezultat i presionit të lartë arterial. Po të njëjtat shifra ne kemi në Shqipëri, nga presioni i lartë dhe nga pasojat që vijnë si pasojë e presionit të lartë arterial, që janë sëmundjet e zemrës, goditjet në tru. Ka raste dhe në moshat nën 45 vjeç apo edhe të moshave të reja”, tha Naun Sinani, specialist i ISHP

Referuar studimeve të kryera në vendin tonë në 2023, mbi 39% e personave nuk ishin në dijeni se vuajnë nga hipertensioni.

“Në vitin 2023 rezulton se mbi 39% e personave të sëmurë me hypertension nuk kishin dijeni se ishin me tension apo se kishin presion të lartë arterial. Dhe, rreth 35% e personave që trajtohen me presion të lartë arterial, nuk trajtohen në mënyrë adekuate.”

Specialistet rekomandojnë kryerje të aktivitetit fizik, ushqime sa më të shëndetshme dhe evitimin e alkoolit e cigares.

“Rreth 150 deri në 300 minuta aktivitetet të moderuar në javë.”

Muaji Maj shërben për ndërgjegjësimin e popullatës për monitorimin e presionit të lartë arterial dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Klan News