Një 28-vjeçar që po hynte në Shqipëri përmes pikës së Kapshticës tentoi të korruptonte punonjësin e policisë kufitare me qëllim që të përshpejtonte procedurat.

I riu me iniciale J.X. nga Elbasani kishte vendosur 20 Euro brenda pasaportës kur punonjësi i policisë i kërkoi dokumentacionin.

Por menjëherë pas këtij veprimi, 28-vjeçari u shoqërua drejt Policisë së Korçës.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se 28-vjeçari kërkonte shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi më parë kishte kaluar kufirin drejt Greqisë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër.  /tvklan.al