Autoritetet: Nuk ka prezencë të mutacionit britanik

Llojet më të shpeshta të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut janë të njohur si B-1.1. dhe B-1.1.70 , të pranishëm te më shumë se 75% e personave të infektuar.

Këto dy lloje janë dominuese edhe në gjithë Evropën, i pari më shumë në Greqi, në Turqi, në Itali por edhe në Austri, Suedi dhe Rusi, ndërsa lloji i dytë kohëve të fundit dominon në vendet fqinje – Serbi, Kosovë dhe Kroaci, thonë nga laboratori për analizë të pasqyrës gjenetike të viruseve në Akademinë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve.

“Nga fillimi i pandemisë janë analizuar afërsisht 180 gjenome të virusit dhe është vërtetuar prania e 20 llojeve të virusit. Rritja te lloji B.1.1.70 lidhet me praninë e mutacionit shtesë, që për herë të parë është zbuluar në Qershor të vitit 2020 te një pacient me COVID-19 në Ohër.

Ky lloj dominon nga muaji Nëntor deri më tani në vendin tonë, ndërsa është i pranishëm edhe në Zvicër dhe në Danimarkë.”

Fakti që epidemia në vend është stabilizuar, ndërsa numri i rasteve aktive nga mbi 20 mijë në fund të vitit të kaluar, ka rënë nën 10 mijë, për autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, është tregues se varianti i pranishëm i virusit korona nuk është më infektues dhe nuk shkakton pasqyrë më të rëndë klinike.

Nga ana tjetër mbetet rreziku nga përhapja e llojit britanik, kurse tashmë është i pranishëm edhe në vendet fqinje, në Serbi dhe në Greqi, i importuar nga persona që kanë arritur nga Britania e Madhe.

Klan Macedonia