Me këtë ritëm vendi mbyll imunizimin e popullsisë brenda 3 muajve

Shkencëtarët anembanë botës janë të impresionuar me ritmin e vaksinimit të Kinës, vend i cili administron afro 60% të të gjithë dozave globale anti-covid.

Prej më shumë se një jave, një mesatare prej 20 milionë personash janë vaksinuar çdo ditë në Kinë. Me këtë ritëm, popullsia e disa vendeve të Europës do të vaksinohej në jo më shumë se 6 ditë.

Zoltan Kris, një inxhinier kimik në Kolegjin e Londrës, thotë se është i habitur me këto ritme dhe se diçka e tillë nuk ishte menduar më parë.

Shumica e dozave të përdorura janë pjesë e 1 prej 2 vaksinave, të cilat janë pranuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për përdorim emergjent.

“Sinovac”, e prodhuar nga kompania farmaceutike me bazë në Pekin, ka treguar se ka 51% efikasitet kundër COVID në testet klinike dhe mbrojtje më të madhe kundër sëmundjeve të rënda apo vdekjes.

Deri pak ditë më parë, Kina ka arritur t’i shpërndajë 778 milionë doza popullsisë së saj prej 1.4 miliardë personash. Me këtë ritëm, vendi i lindjes do mund të vaksinojë të gjithë popullsinë brenda 3 muajve.

Klan News