Të paktën 20 milionë qytetarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rezulton që të jenë të infektuar me koronavirusin Covid-19.

Ky është vlerësimi më i fundit që jepet nga zyrtarët amerikanë të shëndetësisë. Por Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se numri real ka të ngjarë të jetë 10 herë më i lartë se kaq.

Numri i viktimave në SHBA si pasojë e pandemisë ka arritur në 122.370. Universiteti i Uashingtonit ka parashikuar që numri i vdekjeve do të shkojë në 180 mijë.

Nëse qytetarët amerikanë do të mbajnë maska dhe do të respektojnë rregullat, thotë Universiteti i Uashingtonit, atëherë ky numër do të zbresë në 146 mijë.

Mjeku Robert Redfield vlerëson se 5-8% e popullsisë amerikane janë të ekspozuar ndaj virusit dhe për këtë arsye ai bën apel që qytetarët të respektojnë distancën fizike, të veshin maska dhe të lajnë duart. /tvklan.al