20 milionë të prekur nga Covid-19


20 milionë të prekur nga Covid-19

15:35 10/08/2020

Shtohen ritmet e infektimeve nëpër Europë

Koronavirusi ka arritur një tjetër shifër të lartë prej 20 milionë të prekurish në mbarë globin, mes të cilëve mbi 734 mijë kanë humbur jetën që prej nisjes së pandemisë.

Virusi ka shfaqur ritme tepër të larta infektimi gjatë dy javëve të fundit në të gjithë vendet e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Spanja dhe Rumania janë vendet më problematike të 14 ditëve të fundit. Në Spanjë numërohen rreth 42 mijë raste të reja për këtë periudhë kohore, ndërsa në Rumani mbi 18 mijë.

Mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është e parafundit për nga numri i rasteve të këtyre 14 ditëve, ku mes 6 vendeve renditet e 5-ta me 1 638 raste infektimesh. Numrin më të lartë të infektimeve e ka pasur Serbia me mbi 4 600 raste, ndërsa më të ulëtin Mali i Zi me 1 019 të tilla.

Për të njejtën periudhë 2-javore, Shqipëria ka një mesatare prej 57.5 të infektuarish për 100 mijë banorë, shifra më e ulët mes vendeve të rajonit. Më të lartën e kanë Mali i Zi dhe Kosova përkatësisht me 163.7 dhe 160 të infektuar.

Vatrat më të mëdha dhe më problematike të momentit janë Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India.

Tv Klan




Të ngjashme