20 minuta më pak në Facebook bën mirë për shëndetin

20 minuta më pak në Facebook bën mirë për shëndetin

09:50 16/03/2020

Sa më pak të rrish në Facebook, aq më mirë për shëndetin. Është ky përfundimi i një studimi të fundit. Siç shkruan Daily Mail, të harxhosh 20 minuta më pak në rrjetin social çdo ditë rrit më shumë tek njerëzit ndjenjën e mirëqenies.

Personat që u morën në studim raportuan se kishin më pak simptoma depresive. Sipas ekspertëve koha e vogël në Facebook redukton ndjenjat e zilisë dhe frikës se të tjerët “janë më të lumtur dhe më të suksesshëm”.

“Duke shikuar nëpër profilet e personave të tjerë i bën njerëzit të krahasojnë veten me ta dhe mund të përjetojnë zili. Nëse njerëzit shpenzojnë më pak kohë në Facebook, kanë më shumë mundësi për aktivitete sportive, çka sjell emocione pozitive”, tha drejtuesja e studimit Julia Brailovskaia.

Sipas studimit përdorimi në mënyrë abuzive i Facebook-ut lidhet me stresin, pagjumësinë dhe ankthin. Të heqësh dorë plotësisht nga rrjeti social mund të shkaktojë probleme për jetët e disa njerëzve. Prandaj, kërkuesit menduan të studionin se çfarë do të ndodhte nëse do të shkurtohej koha e qëndrimit në Facebook.

Ata i kërkuan 140 njerëzve që të reduktonin kohën në Facebook me 20 minuta në ditë. 146 të tjerë vazhduan të qëndronin si zakonisht. Ata të cilët kishin shkurtuan kohën në Facebook ndjenë përmirësime që në javën e parë./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi