Simaku: Presim konfirmimin për mutacionet e Covid 

Shqipëria nuk ka ende zyrtarisht persona të riinfektuar me Covid-19, por numri i rasteve të dyshuara është rritur. Epidemiologu Artan Simaku sqaron se për t’u konfirmuar  këto dyshime duhet të përmbushen disa kushte, ndër të cilat, testimi për Covid të jetë realizuar me PCR dhe jo me test të shpejtë.

Në Shqipëri janë vetëm rreth 20 raste të dyshuara. Herën e parë duhet të jetë testuar me anë të tamponit, pra testim molekular, të jetë negativizuar pra rreth 90 ditë, dhe pas kësaj periudhë rezultojë sërish pozitiv me testin molekular. Ne jemi në pritje të përgjigjeve të analizave gjenetike nga laboratorët e referencës së OBSH

Simaku nuk përjashton mundësinë që variantet e reja mund ta rrisin mundësinë për riinfekim.

“Po ekziston mundësia që me rritjen e qarkullimit të këtyre varianteve të reja, nuk përjashtohet mundësia që një person të preket edhe nga këto variante”.

Megjithatë ekspertët e shëndetësisë dyshojnë se 2 variantet e reja, ai britanik dhe ai i Afrikës së Jugut mund të jenë në qarkullim referuar shifrave të larta të infektimeve ditore.

Tv Klan