Të paktën 20 persona u plagosen nga të shtënat me armë në një festival në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

4 prej tyre, mes të cilëve edhe një 13 –vjeçar, janë në gjendje të rendë.

Mediat amerikane raportojnë se dy persona hapën zjarr ndaj me shumë se 1 mijë të pranishmeve në festivalin e artit që zhvillohej në lagjen Trenton.

Policia qëlloi për vdekje njërin prej tyre, ndërsa tjetri mundi të shpëtojë dhe po kërkohet.

Motivi i krimit mbetet i paqartë, ndërsa autoritetet përjashtojnë mundësinë e një sulmi terrorist.

Tv Klan