Mbetet i lartë numri i të shtruarve në spitale

Mbetet sërish i lartë numri i viktimave për shkak të Covid në Shqipëri. Gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 20 pacientë duke e çuar numrin e viktimave 1,816 që prej fillimit të pandemisë. Sipas njoftimit të ministrisë së  shëndetësisë, viktimat janë 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Fieri, dhe nga 1 qytetar nga Durrësi, Elbasani, Peqini, Kurbini,  Rrogozhina, Kavaja, Delvina, të moshave 48-85 vjeç.

I lartë mbetet edhe numri i të infektuarve gjatë 24 orëve edhe pse ka një rënie të numrit të testimeve. Nga 2714 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 764 qytetarë. Kryeqyteti vijon të mbajë numrin më të lartë me 310 raste, e ndjekur nga Librazhdi me 35 raste, Shkodër 33 dhe Tepelenë 28 raste. Tabele 2

Edhe në spitale numri i të shtruarve mbetet sërish i lartë. Sipas ministrisë së shëndetësisë Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 659 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Fatmirësisht në 24 orët e fundit 640 qytetarë kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e të shëruarve në 70,413 që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan