Në Greqinë fqinje ka shkuar në 20 numri i pacientëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Ministria greke e Shëndetësisë bëri me dije se shumica e viktimave janë burra. Numri total i personave të infektuar deri më tani është 743, duke u rritur me 48 raste të reja brenda 24 orësh.

Autoritetet shëndetësore greke njoftuan se 45 pacientë të shtruar në spital janë në intubim. Ndërsa 32 persona që kanë qenë të infektuar me COVID-19 janë shëruar.

Mosha mesatare e personave të prekur nga koronavirusi është 68 vjeç. Ndërsa mosha mesatare e pacientëve që kanë humbur jetën është 75 vjeç.

Edhe në Greqi kanë hyrë në fuqi kufizimet e lëvizjeve të qytetarëve. /tvklan.al