Masivi i baltës shkatërroi shtëpi dhe rrugë

Rreth 20 persona janë zhdukur pasi një rrëshqitje e madhe toke goditi qytetin Atami në Japoninë qendrore.

Pamjet e regjistruara me celular tregojnë se si një dallgë prej balte shkatërroi shtëpi dhe rrugë.

Autoritetet thanë se shkëputja e masivit ka qenë për shkak të reshjeve masive të shiut që kanë përfshirë zonën ditët e fundit.

Në zonë janë dërguar ekipe të shumta të shpëtimit në përpjekje për të gjetur të zhdukurit.

Tv Klan