20 pacientë kanë mundur të kryejnë transplantin e veshkave në spitalet private me anë të financimit 100% nga shteti. Esmeralda është një prej këtyre pacientëve, e cila u vizitua edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë qëndrimit në spital.

“Ti Esmeralda je një ndër 20 rastet, të cilët përgjatë vitit 2018 e në vijim kanë kryer transplantin falas nëpërmjet financimit publik në spitalet jo publike. Mua më vjen mirë që rasti yt është një rast suksesi dhe që ja dole”.

 

Sipas mjekëve, 30-vjeçarja kishte 12 vjet në dializë dhe mos realizimi i transplantit i rrezikonte jetën.

“Ajo çfarë është e rëndësishme është që qytetarëve të cilat vuajnë nga sëmundjet e veshkave të mund t’i ofrojmë shërbimin më të mirë të mundshëm. Atyre pacientëve të cilët bëjnë dializën, por që kanë mundësi të kenë pajtueshmëri për të bërë dhe transplantin, të mundemi t’ua ofrojmë transplantin falas”.

Transplanti i veshkave është pjesë e paketave shëndetësore falas, që deri tani e kanë përfituar  62 pacientë në total. Kostoja e një transplanti është 1.2 milionë lekë të reja.

Tv Klan