Të paktën 20 persona u vranë kur militantë të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi turistësh në rajonin me shumicë myslimane të Kashmirit në Indi.

Sulmi ndodhi në një qytet piktoresk në Himalaje, i përshkruar shpesh si “Zvicra e Indisë”.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dëshmitarët thanë se autorët kishin veçuar jo myslimanët.

Policia tha se krahas viktimave, shumë turistë të tjerë ishin dërguar në spital me plagë me armë zjarri.

Kryeministri indian Narendra Modi shkroi në rrjetet sociale se “ata që qëndrojnë pas këtij akti të urryer do të nxirren para drejtësisë dhe se axhenda e tyre nuk do të ketë kurrë sukses”.

Tv Klan