Qeveria angazhon 3 mijë rezervistë, mijëra evakuohen

Ka shkuar në 20 numri i viktimave si pasoje e zjarreve të fuqishëm që kanë përfshirë Australinë. Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar në  tre shtete në jug të vendit, si pasoje e flakëve të cilat po përhapen me shpejtësi te favorizuara edhe nga era e forta.

Situata e rëndë ka detyruar qeverinë të angazhojë tre mijë rezervistë për të përballuar krizën.

Qindra zjarrfikës po përpiqen të shuajnë flakët dhe të shpëtojnë personat e izoluar.

Moti nuk është në favor të australianëve, pasi temperaturat në fundjavë  parashikohet të shkojnë 46 gradë celsius. Kjo pritet të vështirësojë edhe me shumë  punën e ekipeve të emergjencës, pavarësisht se qeveria ka rritur numrin e trupave në terren, avionëve dhe anijeve të angazhuara në operacione.

Zjarret në Australi nisën me 20 dhjetor dhe tashmë kanë përfshirë mijëra kilometra katrorë.

Tv Klan