Amerika kujton ngjarjen që u mori jetën 3 mijë personave

Kjo minutë heshtje fiks në orën 8:46 kur avioni i parë goditi kullën veriore të World Trade Center në Nju Jork 20 vjet më parë shënoi nisjen e ceremonive përkujtimore për nderimin e gati 3 mijë viktimave nga sulmi terrorist.

Të pranishëm në vendin ku dikur ngriheshin kullat binjake ishin Presidenti amerikan Xho Bajden, por edhe paraardhësit e tij demokratë Barak Obama dhe Billl Klinton. Më pas ceremonitë vijuan me leximin e të gjithë emrave të viktimave

Ky përvjetor i sulmeve të 11 Shtatorit është i pari që i gjen Shtetet e Bashkuara jashtë Afganistanit. Ndaj nëpërmjet një videoje, Presidenti Joe Biden ka bërë thirrje për unitet, pasi sipas tij ajo është forca më e madhe që ka Amerika.

“Pavarësisht se sa kohë ka kaluar, këto përkujtime sjellin gjithçka me dhimbje mbrapsht sikur sapo e morëm lajmin disa sekonda më parë. Por ne mësuam se uniteti është e vetmja gjë që nuk duhet të harrohet kurrë”

Ndërsa ish-Presidenti George W Bush u shfaq në ceremonitë e zhvilluara në Shanksville ku u pasagjerët rrëzuan njërin prej avionëve të marrë peng. Ai kujtoi atë si ditën kur jeta amerikane u ndryshua përgjithmonë.

“Kauza që ndoqët në thirrjen e detyrës është Amerika më fisnike që mund të ofrojë. Asgjë që ka pasuar, asgjë, nuk ka njollosur nderin tuaj.”

20 vite më parë, një grup terrorist i Al Kaedës mori peng 4 avionë duke goditur disa pika të rëndësishme amerikane si kullat binjake dhe Pentagonin. Imazhet e avionëve që u rrëzuan në Kullat Binjake, dëshpërimi i njerëzve të bllokuar në ndërtesë solli një kambanë alarmi në botë.

Këto sulme janë më vdekjeprurëset në tokën amerikane. Shtete e Bashkuara më pas pushtuan Afganistanin dhe vranë Osama Bin Laden, por pasojat e asaj dite ndryshuan krejt rrjedhën e historisë.

Tv Klan