20 vite për të regjistruar tokën, Përmbarimi nuk ekzekuton vendimet e gjykatave (Video)

Posta

20 vite për të regjistruar tokën, Përmbarimi nuk ekzekuton vendimet e gjykatave (Video)

21:25 17/06/2019

Emisioni “Stop” në Tv Klan është ndalur në fshatin Zhuri në Ndroq, aty ku ndahet kufiri mes Tiranë dhe Durrësit. Bëhet fjalë për një problem të qytetarit Fatmir Dobrolishti, të cilit prej 20 vitesh nuk i regjistrojnë pronën. Ai ka trashëguar një tokë prej 217 mijë metër katrorë, e cila u përket në fakt 18 familjeve, por që z.Fatmir Dobrolishti është përfaqësuesi i autorizuar me prokurë për të ndjekur çështjet gjyqësore.

Fatmir Dobrolishti: Pronën e trashëgojmë nga Sulejman Ibrahim Mancaku, i cili në vitet e pasluftës është dënuar 30 vjet për qëndrim kundër regjimit komunist dhe ka vdekur pastaj në burgun e Gjirokastrës. Në vitet ’95 kemi paraqitur dokumentacionin në Komisionin e Kthimit të Pronave dhe meqënëse komisioni në vendimin e tij nuk përmbante provat dhe faktet që ne kishim paraqitur në dokumetacion, e kemi ankimuar këtë vendim të komisionit në Gjykatën e Rrethit Tiranë, dhe Gjykata me vendim 2855 të vitit ’99 ka njohur përfundimisht pronën tonë. Janë 6 vendime të gjykatës. Dy vendime janë që përbëjnë titullin ekzekutiv, një është urdhri i ekzekutimit, një është vendim i Gjykatës së Apelit Civil që detyron ZVRPP që të na regjistrojë pronën dhe të na lëshojë aktet e pronësisë. Pastaj, më vonë për arsye të kundërshtimeve të njëpasnjëshme të Hipotekës, kemi hapur një çështje tjetër gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative, e cila ka dhënë vendim pro nesh, që përsëri e detyron ZVRPP të regjistrojë pronën. Meqënëse ato e kanë kundërshtuar në Apel, Apeli Administrativ ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Bëhet fjalë për 2117 dynym në zonën fshati Zhure dhe një pjesë është në lagjen e re që është matanë rrugës automobilistike. Janë 18 trashëgimtarët, 18 familje. Unë jam njëri nga trashëgimtarët dhe përfaqësues me prokurë për 17 trashëgimtarë.

Fatmir Dobrolishti thotë se Komisioni i Pasurive të Paluajtshme nuk ia ka njohur pronën e trashëguar, megjithatë gjykata i dha të drejtë. Janë plot 6 vendime të formës së prerë që i njohin tokën, por përmbaruesi shtetëror nuk i ekzekuton.

“I jam drejtuar Zyrës së Përmbarimit Tiranë qysh në vitin 2006. Që nga viti 2006 e në vazhdimësi, Zyra e Përmbarimit ka nxjerrë urdhra, kërkesa për ekzekutim vendimi dhe në fund në vitin 2015 ka nxjerrë vendim për ekzekutim të detyrueshëm”, shprehet ai.

Nga ana tjetër, përmbaruesi Pjetër Caka thotë se bëhet fjalë për një dosje voluminoze dhe nuk mund të japë një përgjigje pasi duhet ta studiojë.

Përmbaruesi Pjetër Caka: Ta nxjerr dosjen, se është një dosje shumë voluminoze. Është një dosje prej vitesh faktikisht. Është ekzekutuar pjesërisht vendimi. Megjithatë ta shohim dosjen dhe të mbajmë kontakt.

Fatmir Dobrolishti: Njëkohësisht ekziston dhe mundësia tjetër që është e sanksionuar me ligj, që në qoftë se një organ kompetent nuk ekzekuton vendimin e Gjykatës, atëherë Zyra e Përmbarimit ka të drejtë të ushtrojë vënien e gjobës në mënyrë të vazhdueshme, deri sa ai ta ekzekutojë. Deri tani, Përmbarimi i Tiranës nuk e ka zbatuar këtë normë ligjore.

Trashëgimtari i tokës ka kaluar 10 ministra Drejtësie duke u dërguar shkresa dhe dokumente në lidhje me problematikën e pronës së tij që nuk ja regjistrojnë. Fatmir Dobrolishti ka depozituar edhe 4 denoncime në prokurori, nga të cilat një është mbyllur dhe 3 nuk janë shqyrtuar.

Fatmir Dobrolishti: Gjatë gjithë këtyre viteve që kur kemi fituar të drejtën e pronësisë edhe në vazhdimësi i jam drejtuar 10 ministrave të Drejtësisë. Zonja që është tani, Gjonaj, është e dhjeta ministre. Ankesa, dorëzim dokumenti, pa fund të problematikës trajtim ligjor. Tani ministrja Gjonaj është zero, asnjë përgjigje, asnjë reagim. Megjithëse unë e di që ministrja është edhe drejtuese e Task-Forcës anti-korrupsion formalisht, por përgjigjia është zero. Kurse në rastin e ministrave të tjerë u kam dërguar një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Hipotekave edhe i kam thënë që filani është ankuar, problematika është kjo, jepni përgjigje. Kam bërë 4 kallëzime penale në Gjykatën e Tiranës. Një është pushuar dhe të tjerat nuk janë filluar.

Megjithatë, pas interesimit të emisionit “Stop” për këtë çështje, duket dritë në fund të tunelit. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrave qytetarit i premtuan zgjidhje për problematikën 20-vjeçare të pronës së tij. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT