Shkodër-Një i ri i ka shpëtuar për mrekulli një atentati. Policia e Shkodrës thotë se rreth orës 21.30, në lagjen “Ahmet Haxhija”, në vendin e quajtur “Alla kryq”, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Policët kur mbërritën në vendngjarje kanë konstatuar se ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri 20-vjeçari Elfat Salihi.

Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja armë zjarri tip pistoletë.

I riu është dërguar në spital in e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar./tvklan.al