Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit duke drejtuar një makinë tip Porsche pa patentë.

I riu me iniciale A.A. u ndalua nga forcat “Shqiponja” në vendin e quajtur Rotondo e Sheqit.

20-vjeçari nuk kishte patentë dhe gjatë kontrollit personal iu gjetën dhe sekuestruan edhe 2 doza me lëndë narkotike kanabis. /tvklan.al