Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Sukth të Durrësit me pasojë vdekjen e një qytetareje.

Mësohet se 72-vjeçarja me iniciale N.L. është aksidentuar në rrugë teksa ecte në këmbë dhe për pasojë ka humbur jetën. E moshuara u përplas nga një makinë tip “BMW”, e cila drejtohej nga një i ri 20-vjeçar me iniciale A.A.

“Drejtuesi i mjetit është i pajisur me leje drejtimi, si dhe është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Nga testi i kryer është konstatuar se nuk ka përdorur pije alkoolike”, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tvklan.al