Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit. Një 57-vjeçar me iniciale D.Gj., humbi jetën pasi u përplas nga një makinë. Viktima po ecte në qendër të qytetit tek sheshi “Gensher” kur u aksidentua.

Sipas policisë, ai u përplas nga një makinë tip “BMW” që drejtohej nga një 20-vjeçar me iniciale Sh.B. I riu e kishte marrë me qira mjetin.

Pas ngjarjes ai është larguar dhe ende nuk është vënë në pranga. Megjithatë policia thotë se po punon për kapjen e tij./tvklan.al